Kohët e fundit disa media sportive italiane aludojnë se mesfushori belg i Romës, Radja Nainggolan do të kalojë tek Juventusi.
I pyetur për të ardhmen e tij, vetë belgu i ka hedhur poshtë të
gjitha thashethemet duke i dërguar një mesazh të qartë bardhezinjve.
“Juventusi ka qenë gjithnjë ekipi për t’u mundur. Fitorja shijon më
shumë me Romën dhe mendoj se jam i lumtur tek verdhekuqtë. Nuk do ta
mendoj kurrë që të vesh fanellën e Juventusit”.
“Ka shumë aludime për të ardhmen time dhe kjo ndodh në çdo sezon, por
dua të qartësoj të gjitha mediat se nuk kamë ndërmend të largohem nga
Roma. Jam i lumtur dhe mendoj vetëm për projektin e Romës”, vijon
Nainggolan.
Në fund, mesfushori belg ka shprehur mendimin e tij edhe për ndeshjen e fundjavës kundër Atalantas duke besuar në fitore.
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
0 comments:
Post a Comment