Floyd Mayweather është sportisti më i paguar për vitin 2015. Kjo është ajo që rezulton në klasifikimin e revistës prestigjioze Forbes me 100 sportistët, të cilët kanë përfituar më shumë vitin e kaluar.
Sipas kësaj reviste, në 2015 të ardhurat totale që siguruan këta
sportistë arriti në 3.2 miliardë dollarë shifër kjo 17 përqind më e
lartë se ajo e vitit 2014. Në përpilimin e këtij klasfikimi, Forbes
është bazuar te pagat, shpërblimet dhe të ardhurat nga sponsorizimi,
transmeton TCH.
Boksieri Mayweather është në krye me të ardhura prej 300 milionë
dollarë, 285 milionë nga pagat e bonuset e 15 milionë dollarë nga
sponsorët. Në vendin e dytë gjendet një tjetër boksier, Mani Pakiao me
160 milionë dollarë, ndërkohë që podiumi plotësohet nga Cristiano
Ronaldo me 79.6 milionë dollarë i ndjekur nga rivali i tij Lionel Messi
me 73.8 milionë.
Në listën e sportistëve më të paguar për vitin 2015 përfshihen edhe
Roger Federer, Lebron James, Kevin Durant e Fil Mikelson. Në fund të
listës së 10 sportistëve me përfitimet më të larta financiare janë Tiger
Woods dhe Kobe Bryant.
1 – Floyd Mayweather
2 – Many Pacquio
3 – Cristiano Ronaldo
4.- Leo Messi
5 – Roger Federer
6 – LeBron James
7 – Kevin Durant
8 – Phil Mickelson
9 – Tiger Woods
10. Kobe Bryant
- Blogger Comment
- Facebook Comment
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
0 comments:
Post a Comment