Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se gjithmonë klubi mbretëror është favorit pas shorteve.
City ishte ekipi që u zgjodh të luajë ndaj Real Madridit nga shorti i
Ligës së Kampionëve për gjysmëfinale dhe Zidane u shpreh për sfidën.
“Eshtë gjysmëfinale e vështirë”.
“Gjëja e vetme pozitive është se ne luajmë ndeshjen e dytë në shtëpi.
Unë shoh dy ndeshje të vështira, ku të dyja ekipet duan të fitojnë”.
“Ne gjithmonë jemi favoritë. Kështu është te Reali, por kjo nuk na
intereson. Ne e dimë se do të jetë e vështirë. Nuk them se City është
ekipi më i lehtë. E pamë me Wolfsburgun. Nuk dua të dëgjoj të thotë
dikush se ishte lehtë me Cityn. Të kalojmë tutje duhet të luajmë ndaj
atyre që na vë shorti. Unë shoh ekipe tjera po ashtu të forta”, u shpreh
Zidane.
This is a short description in the author block about the author. You edit it by entering text in the "Biographical Info" field in the user admin panel.
0 comments:
Post a Comment